“Bota Super Nintendo” u hap sot në Universal Studios në Osaka, Japoni dhe solli një botë plot ngjyra të Marios, Luigi-n dhe miqve të tij.
Atraksionet në zonën e parkut përfshijnë udhëtimet Mario Kart, vendndodhjet ikonë të kështjellave të lojës së njohur.
Ekzistojnë gjithashtu dhjetëra vende interaktive përreth zonës ku fëmijë dhe të rritur mund ndërveprojnë për të mbledhur monedha, pulla dhe çelësa. Për këtë vizitorëve do t'u jepet byzylyku "Banda Poëer-Up", që lejojnë vizitorët të mbledhin monedha dhe të konkurrojnë me njëri-tjetrin përmes një aplikacioni në telefonat e tyre.

Parku fillimisht ishte menduar të hapej verën e kaluar përpara Lojërave Olimpike Verore në Tokio, por ky afat kohor u ndërpre nga pandemia e Covid.
Parku ka vendosur të lejojë vetëm një numër të kufizuar vizitorësh në të njëjtën kohë dhe t'u kërkojë atyre të mbajnë maska.

Në një prezantim në janar të 2020-s, drejtuesit thanë se parku do të ngjante me video-lojën, që do të sillej në jetën. Çmimet e biletave variojnë nga 60 euro në 143 euro. (Hyni virtualisht duke klikuar këtu.)
Shikoni fotot:















