Idrizi: PDIU mban përgjegjësi 1% për qeverisjen, sa është zbatuar marrëveshja’

Idrizi: PDIU mban përgjegjësi 1% për qeverisjen, sa është zbatuar marrëveshja’

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim me strukturat dhe me të rinjtë që i janë bashkuar PDIU-së në Dibër.

Në këtë takim kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh se do lobohet dhe do t’i bëhet presion qeverisë për të bërë realitet Rrugën e Arbërit.

“Ne e dimë shumë mirë që padrejtësitë ekonomike i kanë rrudhur shqiptarët. Ne do të bëjmë gjithçka, do të lobojmë, do të bëjmë presion, do të ngrihemi në Parlamentin e Shqipërisë  dhe do mbështesim çdo qeveri e cila do ta bëjë realitet rrugën e “Arbërit”. Jo thjesht dhe vetëm si retorikë politike dhe jo thjesht si detyrim karshi mbështetjes tuaj, por po e përsëris prap, nuk mund të ndodhë që pas 25 vitesh demokraci, 25% e Shqipërisë të jetë jashtë dhe e pa integruar me pjesën tjetër të vendit. Këtë turp mund ta bëjë vetëm politika shqiptare. Prandaj i duam bijtë dhe bijat tuaja, që rrugën e “Arbërit” ta kthejmë në një realitet të prekshëm për të gjithë ju. Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet ju e keni parë që etiketohet vazhdimisht, edhe këtu në Dibër. E dini pse? Jo thjesht dhe vetëm puthadorët e Athinës apo të Beogradit, por e dinë shumë mirë që duan të godasin shqiptarinë. E kemi theksuar gjithmonë jemi parti e interesit kombëtar dhe interesit të qytetarëve”, – tha kryetari i PDIU-së.

Gjithashtu Idrizi tha se marrëveshja me mazhorancën është zbatuar në vetëm 1% të saj dhe sipas tij, PDIU do të mbajë përgjegjësi për vetëm 1%.

“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet  ka mbështetur reformat e mëdha por nuk ka qënë asnjëherë pjesë e pushtetit. Çfarë dua të them me këtë? Në të gjithë Shqipërinë marrëveshja jonë me mazhorancën është zbatuar vetëm 1% dhe ne mbajmë përgjegjësi për këtë mazhorancë dhe qeverisjen vetëm 1%, por mbajmë përgjegjësi 100% për mbështetjen tuaj dhe për t’i kthyer deputetët tuaj në interes të Dibrës. Ne kemi filluar të bëjmë një program të madh. Djem dhe vajza të shkolluar brenda dhe jashtë vendit, po jetësojnë programin e PDIU-së, i cili nuk është dhe nuk do dallohet vetëm për vokacionin e tij kombëtarist, por mbi të gjitha pët qytetarin shqiptar, për interesin ekonomik dhe për interesat që do e zhvillojnë këtë vend”,- u shpreh Shpëtim Idrizi.

Kryetari i PDIU-së ripërsëriti apelin për dy partitë e madha, për një pakt kombëtar për reformën në drejtësi dhe integrimin në BE.

“Ne kemi vetëm një atdhe, nuk kemi atdhe tjetër dhe atdheu jonë, forca jonë fillon nga Dibra”, – u shpreh Idrizi para strukturave dhe të rinjëve në Dibër. / ORA / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy