
Policia po vijon kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID – 19.
Sipas njoftimit të policisë 15 persona janë gjobitur me nga 1 mln lekë të vjetra për shkak se nuk kanë zbatuar protokollet e sigurisë kundër përhapjes së COVID – 19. Nga kontrollet u evidentuan edhe raste përsëritëse, dhe u vendos që 4 subjekte jo vetëm të gjobiteshin por edhe të mbylleshin për 6 muaj.
Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.



