Izraeli do të dhurojë 1 milion vaksina kundër Covid në Afrikë

Izraeli do të dhurojë 1 milion vaksina kundër Covid në Afrikë

Izraeli do të dhurojë 1 milionë vaksina kundër ovid, si pjesë e programit COVAX të mbështetur nga OKB-ja.

Ministria e Jashtme tha se vaksinat AstraZeneca do të dërgohen gjatë javëve të ardhshme, një vendim që është pjesë e forcimit të lidhjeve të Izraelit me vendet afrikane.

“Jam i kënaqur që Izraeli mund të kontribuojë dhe të jetë partner i rëndësishëm në çrrënjosjen e pandemisë në mbarë botën”, tha ministri i Jashtëm Yair Lapid.

Vaksinat do të shpërndahen në një të katërtën e vendeve afrikane. Izraeli ka lidhje të ngushta me një numër vendesh afrikane, duke përfshirë Kenian, Ugandën dhe Ruandën. Izraeli gjithashtu nënshkroi disa marrëveshje me Sudanin vitin e kaluar si pjesë e një serie marrëveshjesh të ndërmjetësuara nga SHBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy