Berisha: Rama, vasal i Vuçiçit! Të mos lejojmë kthimin e Tiranës në Beograd të vogël

Berisha: Rama, vasal i Vuçiçit! Të mos lejojmë kthimin e Tiranës në Beograd të vogël

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në fjalën e mbajtur sot në Këshillin Kombëtar të kësaj partie sulmoi kryeministrin Rama, duke u shprehur se vetëm një anti-shqiptar mund të refuzoi dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Berisha tha se PD duhet t’i dalë zot interesave kombëtare dhe të mos lejojë që Tirana të shndërrohet në një Beograd të vogël.

Të refuzosh dënimin e gjenocidit serb në Kosovë do të thotë si një anti-shqiptar të vrasësh për së dyti, të masakrosh, të përdhunosh, të kryesh ato barbari edhe një herë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Sot shqiptarët jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, diasporë, sytë, mendjen dhe zemrën e kanë te veprimi dhe qëndrimi i PD-së. Ata kërkojnë nga ne të jemi sot më në këmbë se kurrë. Të mos pranojmë më kurrë këtë plaçkitje makabre, çnjerëzore, që u bëhet qytetarëve të varfër me bordet dhe klientelën e Edi Ramës. Ata kërkojnë që ne të luftojmë për kafshatën e tyre, t’i mbrojmë nga një klikë plaçkitëse që s’ka qëllim tjetër përveç pasurimit të vet. T’i dalim zot interesit kombëtar, vendit, kryeqytetit dhe të mos pranojmë kurrë që Tirana të shndërrohet në Beogradin e vogël për shqiptarët. Të mos pranojmë që Rama, ky vasal i Vuçiçit, ky duman i pushtetit, të shkelmojmë mbi gjakun dhe sakrificën e mbi 10 mijë shqiptarëve në Kosovë”.

Është e domosdoshme që në parti të fillojë që nesër një debat për këto zhvillime, partia duhet të dalë në fushë-betejë. Pavarësisht ndërhyrjeve u rikonfirmuam mbi 44 mijë luftëtarë. Nesër dhe në ditët e para të javës kërkoj që drejtuesit e degëve të mbledhin kryesitë, seksionet dhe të zhvillojnë një debat të hapur me to. Ne kemi një anëtarësi të gatshme për t’iu përgjigjur çdo sfide. Nesër Edi Rama firmos me votat e vjedhura pushtetin e tij 100 për qind. Zgjedh kukullën e tij. Zhvillimet janë dramatike, por qëndrimi ynë duhet të jetë më i vendosuri, më i fuqishmi që kemi treguar ndaj një regjimi autokratik, të inkriminuar siç është regjimi i Ramës. Të ngrihemi sa më shpejtë, dhëmbë për dhëmbë deri në triumfin e interesit kombëtar, vlerave demokratike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy