Jemi në një luftë të vështirë. Do të jetë një luftë e gjatë. Ne kemi arritur rezultate të rëndësishme, por edhe humbje të dhimbshme.
Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pas njoftimit se 12 ushtarë janë vrarë në luftimet në Gaza.
Nga ana tjetër ushtria izraelite thotë se ka sulmuar më shumë se 11,000 objektiva në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor.
Dje forcat izraelite goditën gjithashtu kampin e refugjatëve Jabalia ku mediat e huaja raportuan për dhjetëra të vdekur.



