Ademi: Ligji i gjuhës shqipe drejt abrogimit në Kushtetuese, RMV rrezikon destabilizimin (VIDEO)

Ademi: Ligji i gjuhës shqipe drejt abrogimit në Kushtetuese, RMV rrezikon destabilizimin (VIDEO)

Gazetari Nevri Ademi nga Maqedonia e Veriut, për ligjin për gjuhën shqipe i cili do të shqyrtohet më 11 dhjetor në Gjykatën Kushtetuese, thotë se kërkohet të abrogohet i gjithë ligji.

Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se opozita e mbështetur nga mijëra qytetarë ka ngritur tendat para Gjykatës Kushtetuese dhe do të rrinë atje për të bërë rojën e gjuhës shqipe.

Sipas tij, në fillim u tha se abrogohen 3-4 nene, por shtoi se po abrogohet komplet ligji i gjuhëve duke filluar neni 2, 3, 4 dhe nga neni 2 deri në 25, duke abroguar ligjin për gjuhën shqipe në RMV.

Kjo kërkon mbrojtje të madhe duhet reagim nga SHBA dhe BE, pasi ky proces mund ta çojë Republikën e Maqedonisë së Veriut në një destabilizim që nuk i dihet.

Nuk i duhet ky destabilizim, por i duhen shqiptarët si një forcë e madhe. Nga partnerët ndërkombëtarë ka një heshtje totale.

Nuk duhet të na mohohet e drejta elementare, ajo e gjuhës. Kemi një koalicion në qeveri, i cili për asgjë nuk mund t’i bjerë tavolinës, pasi është shumë i dobët.

Nuk do të lejojmë në asnjë lloj forme që ligji i gjuhës shqipe të abrogohet. Nuk mundet askush që ta marrë gjuhën shqipe nga ne.

Se është bërë luftë e madhe që për gjashtë muaj një parti maqedonase nacionaliste me disa shqiptarë brenda, të na heqë gjuhën shqipe.

Në letrën dërguar mediave nga Gjykata Kushtetuese nuk po minimizohen vetëm 2-3 nene, por po minimizohet gjithë ligji i gjuhëve nga neni 2 deri në 25.

Ndërhyrja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është e pakuptimtë, duke thënë se nuk është shqipja gjuhë zyrtare.

Gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kanë qenë me mijëra shqiptarë mbrëmë që kanë marshuar drejt Shkupit, për të mbrojtur gjuhën shqipe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy