
Shefi i politikës së jashtme dhe sigurisë së BE, Josep Borrell, do të presë të mërkurën në Nju-Jork në një drekë pune liderët e Ballkanit Perëndimor.
“Fokusi i BE-së do të jetë trajtimi i konflikteve dhe krizave në të gjithë botën”, bën me dije Komisioni Europian. Sesioni i OKB-së në Nju-Jork, do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të BE-së, duke përfshirë Borrellin dhe presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.
Kujtojmë që dje Von der Leyen priti në një dreke pune gjashtëshen ballkanike: kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, kryeministrin e Malit të Zi, Milojke Spajiç, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.



