
Dalin detaje të reja në lidhje me aksidentin ku u përfshi eskorta e kryeministrit Rama në Korçë. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Korçës dhe në të janë përfshirë dy mjete të eskortës.
Makinat e përfshira në aksident janë një "Hyunday" dhe një "Mitsubishi" me targa të Ministrisë së Brendshme (makinat që qëndrojnë pas automjetit ku udhëton kryeministri). Mësohet se fillimisht mjeti tip "Mitsubishi" ka goditur një "Golf 2", ndërsa më pas në aksident është përfshirë edhe "Hyunday", e cila ka përfunduar në kanal.
Mësohet se në aksident janë lënduar tre punonjës të Gardës dhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në automjetin "Golf". Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.



