Gjyqtarja dhe prokurori i çështjes janë paraqitur sot në spitalin privat ku po qëndron Mario Prelleshaj, për t’i komunikuar 14-vjeçarit masën e sigurisë, në lidhje me vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani.
Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët vendosi “arrest me burg”, masë që ishte kërkuar nga organi i akuzës.
Kujtojmë që Mario Prelleshaj dyshohet se vrau me thikë Martin Canin, pas një konflikti në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.
Prokuroria ka ngritur ndaj Prelleshajt akuzën “vrasje në rrethana cilësuese”. Pas daljes nga spitali i mituri do të dërgohet në paraburgimin e Kavajës.



