Prostitucion në një banesë me qira në Durrës/ Procedohen dy kineze dhe 6 shqiptarë 

Prostitucion në një banesë me qira në Durrës/ Procedohen dy kineze dhe 6 shqiptarë 

Një ambient i marrë me qira, që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, është zbuluar në Durrës në kuadër të operacionit të koduar “Storm 3". Policia ka proceduar penalisht dy shtetase kineze  që kishin marrë me qira banesën, si dhe 6 shtetas shqiptarë që u gjetën në këtë banesë.

“Blutë” bëjnë me dije se po vijon puna për kapjen e organizatorëve të rekrutimit të shtetasve kineze me qëllim ushtrimin e prostitucionit.      

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve kineze, 86400 All dhe 440 Euro dhe 3 aparate celular, disa karta telefoni dhe disa karta banke.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimit proaktiv rezultoi  se shtetaset kineze në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, kishin përshtatur një ambient të marrë me qira, dhe ushtronin prostitucionin.  Po nga  hetimet ka rezultuar gjithashtu se  një grup i strukturuar kriminal në përbërjen e të cilit janë shtetas kinezë, rekrutojnë shtetase kineze në Kinë dhe më pas i dërgojnë në drejtim të Shqipërisë për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit, ku u sigurojnë apartamente me qira për kryerjen e aktivitetit kriminal dhe pasi sigurojnë klientet nëpërmjet faqeve onlinë i dërgojnë klientit vendndodhjen”, thuhet ndër të tjera në njoftim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy