Harry dhe Meghan do të ftohen në kurorëzimin e Mbretit Charles

Harry dhe Meghan do të ftohen në kurorëzimin e Mbretit Charles

Harry dhe Meghan do të jenë të ftuar në kurorëzimin e Mbretit Charles të Anglisë, ceremoni e cila do të mbahet më 6 maj.

Një fakt të tillë e bëjnë të ditur burime të Buckingham Palace të cituara nga mediat britanike, sipas të cilave ekziston një “hipotezë” sipas së cilës Duka dhe Dukesha e Sussex do të marrin ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore për kurorëzimin e Mbretit Charles.

Lajmi, ushqen frikën e atyre që besojnë se pjesëmarrja e Harry-t dhe Meghan-it mund të zbehë ceremoninë duke pasur parasysh polemikat që shpërthyen pas zbulimeve të bëra nga të dy në serialin që i sheh si protagonistë, ku shfaqen kujtimet e Harry-t.

Por organizatorët e kurorëzimit vazhdojnë të planifikojnë ngjarjen me supozimin se Harry dhe Meghan do të marrin pjesë.

Ndërkohë duket se Charles i ka kërkuar Kryepeshkopit të Canterbury-t të ndërmjetësojë një marrëveshje për të siguruar që Duka dhe Dukesha e Sussex të marrin pjesë në këtë ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy