Data 22 nëntor, shënon futjen e Austrisë në izolim të plotë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.
8.9 milionë banorë austriak nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia përveç rasteve kur duhet të shkojnë në punë apo të blejnë ushqimet dhe ilaçet e nevojshme.
Restorantet, baret, parukeritë, teatrot dhe dyqanet (të konsideruara jothelbësore) do të jenë të mbyllura.
Izolimi do të zgjas deri më 12 dhjetor edhe pse autoritetet thanë se do të rivlerësojnë masat pas dhjetë ditësh.
Por, këto masa kanë nxitur kundërshti dhe protesta. Mbi 30,000 persona protestuan në Vjenë gjatë fundjavës. Vetëm të dielën, rreth 6,000 persona protestuan në qyetin Linz.
Policia përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit, ndërsa këta të fundit iu kundërpërgjigjën duke hedhur sende të forta drejt zyrtarëve policorë.
Protesta janë organizuar edhe në Belgjikë, Holand, Bruksel, Kroaci, Zvicër dhe Itali.
Javën e kaluar, Austria u bë shteti i parë në Evropë që e bëri të detyrueshëm vaksinimin antiCovid, vendim që hyn në fuqi nga 1 shkurti.



