Zgjedhjet vendore/ Berisha dhe Meta: Marrëveshja mes PD-së dhe PL-së është historike (VIDEO)

Zgjedhjet vendore/ Berisha dhe Meta: Marrëveshja mes PD-së dhe PL-së është historike (VIDEO)

Një marrëveshje historike e konsideruan Sali Berisha dhe Ilir Meta, paktin e nënshkruar sot mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, për bashkëpunimin në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. 

Berisha tha se ky moment shënon fillimin e fundit të regjimit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. 

Sali Berisha deklaroi:

Falënderoj qytetarët që ndjekin këtë moment historik në zhvillimin politik të Shqipërisë. Këtë moment që shënon marrëveshjen për betejën dhe fitoren e sigurt të opozitës në Tiranë dhe në Shqipëri, këtë moment që çel rrugën për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës qytetarin e parë që meritojnë. Për t’i dhënë Tiranës dhe qyteteve të vendit Parlamentet e vërteta të qytetarëve, përfaqësuesit dinjitoz të qytetarëve. Për t’i dhënë Tiranës një Parlament të fuqishëm, të kryesuar nga qytetarë dhe politikanë të sprovuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Tiranës. Për të arkivuar në plehrat e Sharrës figurën më obskure që ka drejtuar bashkinë e Tiranës, nga shpallja kryeqytet deri më sot, Erion Velijn, i cili në çdo shtet ligjor, me çdo ligj i takon të jetë në qeli dhe jo në garë elektorale. Me vjedhjet e tij monstruoze, mashtrimet që u ka bërë qytetarëve të Tiranës, në shndërrimin e Tiranës në një prej 10 qyteteve më të pista të botës, shndërrimin në qytetin e pozicionin e 245-të më të keq në shërbimin shëndetësor, Erion Veliaj ka dhjetëra motive që të shkojë atje ku e ka vendin. Jam i bindur se qytetarët e Tiranës do të flasin për të gjitha këto dhe do godasin direkt Edi Ramën. Marrëveshja është historike sepse angazhon forcat tona politike për primaret dhe konsolidimin e tyre, në mënyrë që të marrë fund kryetarokracia dhe kryesi-kracia. PD do mbështes fuqimisht nismën referendare. Kjo marrëveshje shënon fillimin e fundit të regjimit të Ramës dhe Veliajt”.

Ndërkaq Ilir Meta theksoi se kjo është një marrëveshje parimore që garanton demokracinë direkte për qytetarët, përmes referendumeve, primareve, transparencës dhe llogaridhënies. 

Ndër të tjera Meta tha:

Edhe unë doja të shprehja kënaqësinë më të madhe të kësaj marrëveshje me PD, të cilën do ta konsideroja me bindje të plotë historike. Është marrëveshja më parimore që na angazhon fuqimisht, si PD-në si forca kryesore opozitare në vend, si PL-në, në garantimin e demokracisë direkte për qytetarët shqiptaret. Referendumet, primaret, transparenca, llogaridhënia do të bëjnë të mundur njëherë e përgjithmonë një sovran që i ka të gjitha mjetet për të mbajtur në kontroll të gjithë ata që u delegon pushtetin. Dua te shpreh kënaqësinë me të madhe dhe angazhimin madhor qe kemi marre ne mbrëmjen e 25 korrikut. Sot kemi marre një mbeshtetje nga PD si forca me e madhe opozitare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy