Vazhdojnë reagimet në Indi për dezinfektimin e detyruar, ndaj të cilit iu nënshtruan dhjetëra punëtorë dje në kufirin në Bareilly, në shtetin e Uttar Pradesh.
Punëtorët u ndaluan nga policia dhe u spërkatën me një dezifenktant , përbërja e të cilit nuk dihet.
Një video që ka kaluar dhe po qarkullon nëpër internet tregon agjentët që u kërkojnë personave të bllokuar që të mbajnë sytë dhe gojën e tyre të mbyllur gjatë operacionit.
Ndërkohë, Departamenti i Higjienës së Shtetit nxitoi të tregojë se nuk është përdorur përbërës kimik, agjentët përgjegjës për spërkatjen u pezulluan përkohësisht nga shërbimi dhe po hetohet ndaj tyre.



