Kaos në Kakavijë/ MEPJ: Pala greke ka njoftuar lehtësimin e masave deri në heqjen e tamponit

Kaos në Kakavijë/ MEPJ: Pala greke ka njoftuar lehtësimin e masave deri në heqjen e tamponit

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për situatën e krijuar në pikën e kalimit kufitar me Greqinë, në Kakavijë.

Lidhur me fluksin e krijuar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, MEPJ sqaron se gjatë ditëve të fundit ka pasur fluks të shtuar qytetarësh në dalje të Republikës së Shqipërisë, por edhe në hyrje dhe shkak i vonesave janë bëre kufizimet në orarin e funksionimit të Pikës së Kalimit Kufitar nga pala greke.

“Siç edhe është njoftuar, gjatë ditëve të fundit kalimi lejohet vetëm në orarin 06:00 deri 22:00 ora shqiptare. Ndërkaq, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ka fluks të shtuar per shkak se qytetarët janë detyruar të kryejnë procedurën e testimit COVID nga ana e autoriteteve shëndetësore greke të cilët po kryejnë testimeve masive”, thekson MEPJ.

“Në pikat e tjera kufitare pala greke nuk kryen procedura hyrje/dalje, për mjete dhe shtetas, por procedon vetëm raste urgjente”, shton MEPJ.

“Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa të tjera për lehtësimin e situatës deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit”, nënvizon MEPJ.

“Risjellim në vëmendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën”, thekson MEPJ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy