
Kryeredaktori i MCN TV, Leonard Mitro, thotë se situata e krijuar në partinë më të madhe të opozitës, një pjesë e së cilës proteston sot para selisë, i ka gjasat për t’u shndërruar në një përplasje të dhunshme. Në studion e MCN Live, Mitro tha se blindimi i dyerve të selisë është tregues për një skenar të tillë.
Nëse nuk u lejua sot Roland Bejko të futet në seli, jemi në terren të parashikueshëm sepse nga militantët nuk presim të jenë të ftohët djhe racionalë. Por të njëjtën gjë ka bërë dhe zoti Basha me deputetë. Ai ka blinduar dyert dhe nuk ka lejuar deputetët të hyjnë.
Karshillëku që zoti Basha i bën ish-kryetarit të PD tregon se zoti Basha po përgjigjet me gjuhën e forcës. Nga buron kjo garanci e tij? Para dy ditësh në selinë e PD ishte zv.ambasadori.
Pamë që zoti Basha është i përgatitur për dhunë. Përsa kohë e kthen selinë në një fortesë të blinduar. Fatkeqësisht, kjo është situata ku ndodhet partia më e madhe e opozitës.



