
Deputeti Enkelejd Alibeaj tha ditën e sotme se mazhoranca ka rrëzuar kërkesën për ngritjen e komisionit për investimet strategjike.
Duke folur pas Konferencës së Kryetarëve, Alibeaj tha se duket se është një skandal i madh, ndaj i largohen si djalli nga temjani.
Ngritjen e komisionit hetimor, që është nga instrumentet më të rëndësishëm të opozitës. Ne ridepozituam kërkesën, tashmë jo me 35, por me 37 firma. Në mënyrën më antikushtetuese, antiligjore, nga ana e anëtarëve të mazhorancës në konferencë rrëzohet kjo kërkesë. Rregulli, Kushtetuta, e do që instanca e fundit që shprehet për ngritjen e një komisioni hetimor është seanca, por as këtë nuk e lejuan. Kjo çështje demaskoi qëndrimin e mazhorancës. Investimet strategjike, familjare strategjike në kurriz të pasurive publike, duket se është një skandal i madh, ndaj i largohen si djalli nga temjani.



