Aktorja Emma Thompson i bashkohet protestës në Londër

Aktorja Emma Thompson i bashkohet protestës në Londër

Aktorja e famshme britanike Emma Thompson është ngjitur në bashin e një anijeje rozë të vendosur në qendër të një prej rrugëve kryesore të Londrës 5 ditët e fundit prej aktivistëve të ndryshimit të klimës, të cilët vazhdojnë të protestojnë.

Qysh prej të hënës grupi "Extinction Rebellion" ka organizuar protesta masive dhe të paqta duke bllokuar rrugët kryesore të Londrës.

Kjo lëvizje ka tri kërkesa: qeveria të deklarojë "urgjencë klimatike", të eliminojë serat me gaz gjer më 2025; përfaqësues të qytetarëve të udhëheqin qeverinë në drejtësi klimatike dhe ekologjike.

Fituesja e çmimit “Oscar” e njohur për filma, si: "Sense and Sensibility," "Saving Mr. Banks" and "Love Actually" iu bashkua protestuesve dhe u tha gazetarëve se ishte frymëzuar nga vetë protesta të cilën e ndoqi javën e shkuar.

"Ky është një problem urgjent e madhor i kohës sonë, i gjithë historisë së njerëzimit… Shqetësohem për fëmijët e nipërit e mi, prandaj jam këtu me brezin e ri…”, u shpreh e mirënjohura Emma Thompson.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy