Një ditë pas kallëzimit të KLSH-së në lidhje me CEZ ka reaguar edhe Avokatja e Shtetit Alma Hicka e cila e ka konsideruar kallëzimin si histori politike. Sipas saj çështja e CEZ e ka zanafillën tek mënyra e privatizimit dhe në marrëdhëniet klienteliste me investitorin. Hicka i ka bërë thirrje prokurorisë që ti japë fund kallëzimeve politike.



