Xhenova/ Vijojnë kërkimet në rrënoja, dyshohet edhe për 20 viktima

Xhenova/ Vijojnë kërkimet në rrënoja, dyshohet edhe për 20 viktima

Bilanci i viktimave të shembjes së urës në Xhenova të Italisë është ndalur në 38. Ndërsa kërkimet në rrënoja vijojnë, numri pritet të rritet. Prokurori i Xhenovës, Francesco Cozzi, u ka thënë mediave vendase se dyshohet që nën rrënoja të gjenden edhe 10-20 njerëz.

Të shtunën, Italia e ka shpallur ditë zie kombëtare për viktimat e aksidentit të së hënës. Qyteti po përballet me një situatë të vështirë, që nis nga devijimi i rrugëve e deri te sistemimi i të pastrehëve, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga shembja e urës apo rrezikohen nga shembje të tjera.

Prokuroria po bën verifikimin e pamjeve të telekamerave të rrugës, për të përcaktuar numrin e mjeteve të përfshira në tragjedi dhe afërsisht edhe numrin e personave që ndodheshin në to mëngjesin e së martës, kur një segment i urës, pjesë e autostradës A10, u shemb.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy