Mira Murati, ‘shqiptarja e Inteligjencës Artificiale’/ Ekspertët IT: Përfshirja e saj mes 50 njerëzve më të fuqishëm në botë, krenari kombëtare

Mira Murati, ‘shqiptarja e Inteligjencës Artificiale’/ Ekspertët IT: Përfshirja e saj mes 50 njerëzve më të fuqishëm në botë, krenari kombëtare

Mira Murati, e njohur si “shqiptarja e inteligjencës artificiale”, nuk është më një rastësi në botën e teknologjisë globale, ajo tashmë është një emër i konsoliduar.

 Pozitat e saj në skenën ndërkombëtare vazhdojnë të forcohen, siç konfirmohet edhe nga lista më e fundit e revistës prestigjioze Fortune, e cila e rendit Muratin mes 50 njerzve më të fuqishme në botë, për herë të parë.

Në emisionin “MCN Informacion”, ekspertët e IT, Arbër Ormëni e Miklovan Beqiraj dhe Ridvana Kasemi, specialiste Database, komentuan mbi suksesin e saj, duke e konsideruar një arritje të jashtëzakonshme dhe një burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët.

Ata u shprehën se përfshirja e Mira Muratit në listën e njerëzve më të fuqishëm në botë nuk është vetëm një arritje personale, por një simbol krenarie dhe potenciali për të gjithë shqiptarët që duan të ndërtojnë një të ardhme në teknologji dhe shkencë.

Arbër Ormëni

Mira Murati është një nga ata njerëz të rrallë që kanë arritur të depërtojnë në nivelet më të larta të kompanive globale të teknologjisë. 

Ajo ka qenë ndër figurat kyçe në zhvillimin dhe rritjen e OpenAI, veçanërisht në suksesin monumental të ChatGPT. 

Ajo nuk është vetëm lidere teknologjie, por edhe një figurë frymëzuese për të gjitha vajzat që duan të ndjekin këtë fushë. ChatGPT përjetoi një rritje pesëfish më të shpejtë se Facebook, kjo flet shumë për ndikimin që ka pasur puna e saj.

Ridvana Kasemi

Suksesi i Muratit vjen si rezultat i përkushtimit, edukimit dhe investimit të madh personal. 

Ajo është dëshmi që edhe një vajzë shqiptare mund të arrijë majat e inteligjencës artificiale, nëse ka pasion dhe vullnet. AI është një fushë që ndryshon vazhdimisht, dhe Mira ka treguar që është gjithmonë në hap me risitë. Ajo është rrethuar nga profesionistë të nivelit të lartë, dhe ka shfaqur cilësi të forta lidershipi. 

Ky është një mesazh i fortë për të rinjtë shqiptarë, që suksesi në teknologji është i arritshëm edhe për ta.

Miklovan Beqiraj 

Mira ka studiuar shkencat kompjuterike dhe ka qenë një ndër faktorët kyç që ndihmuan në kthimin e OpenAI në një nga kompanitë më të suksesshme në fushën e inteligjencës artificiale. 

Nëse interneti të jep një informacion të thjeshtë, AI e përpunon dhe ta paraqet në mënyrë të zgjuar, të strukturuar dhe me kontekst, kjo është ajo që ka ndërtuar Mira. 

Nuk është thjesht një teknologji, është një mënyrë e re e të menduarit dhe ajo ka qenë në qendër të këtij transformimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy