Ligji për portet turistike/ BE: Ndryshimet duhet të vlerësohen afër nga shërbimet tona

Ligji për portet turistike/ BE: Ndryshimet duhet të vlerësohen afër nga shërbimet tona

Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë reagon lidhur me miratimin në Parlament të ligjit për portet turistike.

 

Në deklaratë thuhet se ndryshimet do të duhet të vlerësohen nga afër nga shërbimet europiane, veçanërisht në fushën e prokurimit publik dhe përputhshmërinë e tyre me legjislacionin e BE-së.

 

Ndër të tjera shtohet se teksti i ri përfshin dispozita të pranishme në Ligjin për Investitorët Strategjikë dhe se ky është një ligj që Shqipëria pritet ta shfuqizojë si pjesë e hapave të agjendës së reformave dhe në kuadër të kushteve përmbyllëse për Kapitullin 27. 

 

Qëndrimi mbyllet duke thënë se Shqipëria duhet të përmbahet nga çdo hap që bie ndesh me këto angazhime.

 

Ne jemi në dijeni se Parlamenti miratoi ndryshime në Ligjin “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”. 

Ndryshimet do të duhet të vlerësohen nga afër nga shërbimet tona, veçanërisht në fushën e prokurimit publik dhe përputhshmërinë e tyre me legjislacionin e BE-së, i cili kërkon procedura transparente dhe konkurruese për dhënien e koncesioneve, përfshirë edhe për portet. 

 

Gjithashtu kuptojmë se teksti i ri përfshin dispozita të pranishme në Ligjin për Investitorët Strategjikë. Ky është një ligj që Shqipëria pritet ta shfuqizojë si pjesë e hapave të Agjendës së Reformave dhe në kuadër të kushteve përmbyllëse për Kapitullin 27. 

Shqipëria duhet të përmbahet nga çdo hap që bie ndesh me këto angazhime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy