
Një ndër këngëtarët e muzikës pop-rok, Naim Bunjaku-Xuxi nga Prishtina, i njohur për praktikimin e fesë islame, e quan zgjedhje faktin nëse duhet ndërprere ose jo muzika.
Në një deklaratë për “Zgjohu me MCN”, Xuxi shprehet se nuk do të thotë se ata që e ndërprejnë muzikën janë gabim ose e kundërta, porse ai vazhdon të këndojë edhe jo si më parë.
Me muzikë merrem tash e 40 vite, teksa praktikues i besimit islam jam që 20 vite.
Dorën në zemër, nëse me pyetni a është hallall ose jo te bërit muzike, por unë e bëj ende, po, edhe pse shumë më pak se në të kaluarën, por nuk e kam ndaluar muzikën. Edhe pse është thënë në disa gazeta në Shqipëri që e kam lënë muzikën, janë të pavërteta, por kjo nuk do të thotë që ata që ndërprejnë muzikën për shkak të besimit janë gabim, ose e kundërta.
Ka gjëra më negative dhe do të ishte të mos i bëjmë sesa i përket muzikës dhe besimit ka shumë dijetarë që flasin kundër, por ka disa të tjerë që e shohin muzikën si jo problem të praktikojë besimi islam.



