Ukrainë, çifti i ri martohet në ditën e parë të luftës: Mund të vdesim, donim që të ishim bashkë

Ukrainë, çifti i ri martohet në ditën e parë të luftës: Mund të vdesim, donim që të ishim bashkë

Dy të rinj ukrainas, 21 dhe 24 vjeç, Yaryna Arieva dhe i fejuari i saj Sviatoslav Fursin, kishin planifikuar që të martoheshin më 6 maj, por lufta e nisur i ndryshoi planet e tyre.

“Situata është e vështirë, do luftojmë për vendin tonë. Mund të vdesim dhe donim vetëm që të ishim bashkë, para se të ndodhë më e keqja. Nëse situata normalizohet, mund të bëjmë një ceremoni normale”, tha Yaryna.

Kështu, të enjten, e 24 shkurtit, nën tingujt e sirenave të alarmit, dy të rinjtë përshpejtuan procedurat e martesës, duke lidhur kurorë në manastiri e Shën Mikelit në Kiev.

21-vjeçarja, siç raporton CNN, tha se gjithçka ndodhi, nën sfondin e frikës. Dy të rinjtë të cilët u njohën në tetor 2019, gjatë një manifestimi në qendër të Kievit, vendosën që të afrojnë dasmën, pasi nuk ndihen të sigurtë për atë që do të ndodhë në të ardhmen.

“Duhet të mbrojmë vendin tonë, njerëzit që duam dhe tokën ku jetojmë”, tha e reja.

Menjëherë pas ceremonisë kishtare, dy të rinjtë shkuan në qendrën e mbrojtjes së territorit, duke u armatosur. Të premten, Arieva publikoi një fotografi të sajën dhe të shoqin të armatosur, duke shkruar: “Fotografia e parë pas martese”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy