Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës në vendin e quajtur “Kali i Trojës”.
Pas të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur i plagosur.
Sipas bluve të Vlorës i plagosur ka mbetur Arlind Lulushi, 28 vjeç dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Bëhet e ditur se personit në fjalë i është bërë edhe një atentat tjerët 3 muaj më parë.
Autori ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira, por po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.



