Policia e Tiranës ka goditur një grup i cili merrej me trafikun e armëve nga Kosova me qëllim shitjen e tyre në Tiranë. Katër persona ranë në pranga, ndërsa në ambientin e përshtatur për montimin e armëve në Selitë u sekuestruan 5 pistoleta dhe 3 automatikë.
Në një intervistë për MCN TV, gazetari Sokol Bregu tha se ky trafik ka disa vite.
Ka kohë që kryhet ky trafik në këtë lloj forme: drogë për armë. Kosova nuk ka drogë mjaftueshëm, por kanë shumë armë. Nuk e di si i sigurojnë, ndoshta përmes Serbisë. U bënë 4-5 vjet që bëhet ky shkëmbim: drogë për armë. Trafikantët kanë një linjë të re të trafikut të drogës dhe armëve.
Ndërsa Arben Dashevci tha se bashkëpunimi i policive duhet të jetë më i fortë.
Nuk po flasim për një operacion të ri. Ka pasur të panumërta deri sot. Ka vrasje çdo 2-3 ditë.
Në 2025 janë konfiskuar në Kosovë 1882 armë. Sipas të gjitha organizatave pprej 2020-2026 ndodhen deri 240 mijë armë ilegale në Kosovë.



