Forumi Strategjik/ Palmer: Të mundësojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Forumi Strategjik/ Palmer: Të mundësojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

I ngarkuari i posaçëm i SHBA në Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer ka shprehur mbështetjen e plotë të SHBA për çeljen e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut me BE-në.

Në Forumin Strategjik të Bled-it që po zhvillohet në Slloveni, Palmer deklaroi se një synimet kryesore të SHBA përveç anëtarësimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut është dhe ajo e dialogut mes Serbisë e Kosovës.

“Vitet e fundit është folur shumë pse USA nuk është prezent në Ballkan dhe nuk e ka me shumë në fokus. Pikërisht për këtë arsye për të qenë prezent më shumë në rajon, dhe duke takuar me shume drejtuesit e rajonit, synimet kryesore të punës janë: Të mundësojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; Të mundësoje dialogun Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat kryesore; Bosnja dhe Herzegovina të bëhet një shtet funksional”.

Tematika e Forumin Strategjik të Bled-it është ’Ballkani Perëndimor – Evropianizimi, Demokratizimi’. Në këtë forum u tha se historia e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor nuk duhet të jetë një nga mundësitë e humbura, ndryshimi dhe paqëndrueshmërie të rrethanave, apo ciklet e vazhdueshme zgjedhore dhe premtimet e prishura. "Marrëdhëniet midis rajonit dhe BE-së nuk duhet të mbahen mbrapa ose të rrjedhin në qarqe ndërsa bota po ecën përpara."
Në këtë forum po merr pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy