Qyteti i Shën Petërsburgut në Rusi ka përjetuar magjinë e një fenomeni të rrallë natyror. Shfaqja spektakolare e natyrës ndriçoi qiellin me drita shëumnëgjyrëshe, duke e kthyer në një natë magjike dimri mbrëmjen e së shtunës.
Banorët rusë të “Venecias së Veriut” u zgjuan nga dritat shumëngjyrëshe që shkëlqenin mbi qytet.
Ata fillimisht menduan se bëhej fjalë për aurora borealis (dritat e veriut). Por në fakt, këto drita janë një fenomen i rrallë që shkaktohet nga temperaturat tepër të ulëta. Të njohura si “dritat kolonë”, ato nuk janë gjë tjetër veçse përthyerja e dritës në kristalet e akullit të ngjeshura në ajër. Temperaturat atje arrijnë në -20 gradë celcius.



