Greqi/ Anarkistët kërcënojnë Micotaqis: Do të t’i themi nga afër ato të kemi për të thënë

Greqi/ Anarkistët kërcënojnë Micotaqis: Do të t’i themi nga afër ato të kemi për të thënë

“Çfarëdo që kemi për t’i thënë Micotaqisit, do t’ia themi ballë për ballë, së shpejti”. Ky është kërcënimi i lëshuar nga një grup anarkist në Greqi, Rouvikonas, në drejtim të liderit të opozitës greke. Kërcënimi është bërë nëpërmjet një komenti që lideri i këtij grupi ka lënë në “Facebook”, në postimin e një videoje, me anë të së cilës Micotaqis dënonte sulmin vandal të Rouvikonas ndaj ndërtesës së Këshillit të Shtetit, të hënën, në Athinë.

Lideri i Demokracisë së Re shprehet në video se “askush nuk do të bjerë pre e Ruvikonas-ve apo grupeve të tjera, me të cilat qeveria është mësuar”.

Kjo është hera e parë që grupi anarkist vë në shënjestër një figurë politike. Rouvikonas mban autorësinë e disa sulmeve ndaj ambasadave, biznesve private apo institucioneve shtetërore.

Në koment, lideri i grupit anarkist e quan Micotaqisin një “hibrid me ekstremit të djathtë dhe neoliberalëve”.

Po ashtu, ai nuk i kursen akuzat edhe ndaj gjykatave të vendit. “Gjykatësit grekë legjitimojnë uljen e pagave dhe të pensioneve për miliona njerëz, ndërkohë që shpërblejnë veten me paga mijëra euro", shkruan ai.

Pas kërcënimeve, Demokracia e Re ka reaguar me anë të një deklarate. “Rouvikonas ka kaluar Rubikonin. Është e papranueshme që lideri i partisë kryesore të opozitës të kërcënohet dhe të sulmohet verbalisht. Kjo vlen edhe për çdo politikan apo qytetar të thjeshtë që dëshiron të jetojë në një shtet ku sundon ligji”, thuhet në deklaratë.   

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy