Kreu i PD-së së Rithemelimit Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë dhe krerët e degëve.
Në një raportim nga selia blu gazetari Andon Kello tha se në mbledhjen e sotme u fol për Kuvendin e 2 dhjetorit.
Kello bën me dije se në Kuvend do të merren vendime mbi aksionin opozitar, brenda dhe jashtë Parlamentit, si dhe do të ketë një votëbesim të Sali Berishës si drejtues i partisë.
PD e Rithemelimit është në prag të Kuvendit të radhës, për të marrë vendime, kryesisht në lidhje me aksionin opozitar, por edhe votbesimin e Sali Berishës, kryetarit aktual të PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit, edhe pse ai nuk i njeh ato. Do të mbahet një votëbesim sipas statutit të PD, për të rikonfirmuar ose jo Berishën në krye të PD-së së Rithemelimit. Brenda Parlamentit Berisha bëri me dije se do vijojë bllokimi i çdo seance dhe çdo komisioni. E reja në këtë situatë është çfarë do bëjë opozita jashtë Parlamentit. Datë për protestë nuk ka aktualisht. Është lënë që Kuvendi i 2 dhjetorit të përcaktojë të gjitha hapat që do ndërmarrë opozita. Pritet që grupi i Bardhit të mos marrë pjesë në këtë Kuvend, pasi nuk e njohin PD-në e Rithemelimit”.



