Orët luksoze, Jaeger-LeCoultre sjell modelin e ri për 1.5 milionë dollarë

Orët luksoze, Jaeger-LeCoultre sjell modelin e ri për 1.5 milionë dollarë

Në vitin 2006, prodhuesi legjendar zviceran i orëve, Jaeger-LeCoultre, solli Reverso Hybris Mechanica à Triptyque. Ora e parë me tre numra të drejtuar nga një lëvizje e vetme, evolucioni përfundimtar i orës ikonë të markës Reverso, krijuar për lojtarët e polos në vitet 1930, kishte një çmim prej 500 000 dollarë u prodhuan vetëm 75 copë.

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, e njëjta markë sjell Reverso Hybris Mechanica Caliber 185, model i kufizuar në vetëm 10 copë dhe kushton rreth 1.5 milionë dollarë.

Reverso Hybris Mechanica Caliber 185 është modeli më i ndërlikuar dhe më i shtrenjtë i krijuar ndonjëherë. Rezultat i mbi gjashtë viteve punë, ajo mund të parashikojë ngjarjet e ardhshme astronomike si eklipset dhe superhënat.

Jaeger-LeCoultre, e themeluar në Vallée de Joux në 1833, është një nga emrat më prestigjioz të orëve në botë. Të gjithë emrat e tjerë të historisë në prodhimin e orës zvicerane, nga Audemars Piguet te Vacheron Constantin dhe madje edhe Patek Philippe kanë marrë frymëzim nga JLC gjatë viteve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy