U denoncua dy herë te Xhadat/ ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Arta Llazari

U denoncua dy herë te Xhadat/ ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Arta Llazari

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi kalimin e procesit të vetingut për Gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër Arta Llazari. Ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës si dhe kriterin profesional. Por pak kohë pasi kaloi vetingun, Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi hetimin disiplinor ndaj gjyqtares së Shkodrës bazuar në 11 ankesa për mospërmbushje të rregullt të detyrës, e shkelje të afateve procedurale civile e penale.

Nga hetimi rezultoi se:

Rreth 64% e çështjeve civile të themelit për vitin 2021 dhe 90% për vitet 2022 dhe 2023 janë në tejkalim të afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit (vendime të llojit kryesisht vërtetim fakti juridik për njohje vërtetësie e zgjidhje martese, njohje pronësie apo pjestim pasurie.)

Vendimet e padorëzuara në vitin 2023 janë 43% e vendimeve tej afatit ligjor.

Veprimet e magjistrates janë kryer të paktën me pakujdesi në formë neglizhencës, e përsëritur dhe e vazhdueshme, e në disa raste kanë shkaktuar dëm në procedurat hetimore.

Vonesat në mosvënien në lëvizje të gjykimit dhe të arsyetimit të vendimeve gjyqësore nuk justifikohen nga shkaqe të arsyeshme personale, shëndetësore, familjare, të cilat janë të lidhura direkt me magjistratin.

Nga hetimi bazuar në materialet voluminoze të administruara e shqyrtuara, arrihet në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtarja përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore“.

Për këtë arsye, ILD I ka propozuar Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për gjyqtaren Arta Llazari. Gjatë vitit 2024 emisioni "Xhadat" ka denoncuar dy raste, të vonesës në zbardhjen e vendimeve nga ana e kësaj gjyqtareje. E para ishte një vajzë e cila prej nëntë muajsh nuk merrte vendimin e divorcit ku caktoheshin dhe detyrimet mbi fëmijën.

Pas transmetimit të këtij rasti, gjyqtarja Llazari e zbardhi brenda pak ditësh vendimin. Ndërsa rasti i dytë që u denoncua ishte ai i pesë punonjësve të Ujësjellësit të Vaut të Dejës, të cilët prisnin prej tri vjetësh zbardhjen e vendimit nga ana e gjyqtares Arta Llazari. Tashmë nuk dihet fati i gjyqtares së Shkodrës dhe as vendimeve të pazbardhura që kanë mbetur stok prej vitesh në zyrën e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy