
Aktorja Felicity Huffman do të dënohet për mashtrim, pasi ka paguar dikë për një provim të së bijës për hyrje në shkollë të lartë, duke u bërë kështu pjesë e skandalit të madh që ka plasur ën ShBA, ku prindër të pasur kanë përdorur ryshfetin e mashtrimin për të siguruar fëmijët e tyre në universitetet më të mira.
Aktorja e famshme e “Desperate Housewives” ka vendosur të pranojë fajësinë në gjykatën e Bostonit ndaj akuzës për korrupsion se i ka paguar dikujt 15 000 dollarë për të korrigjuar në mënyrë sekrete përgjigjet e provimit ët së bijës.
Ajo ëshët ndër 50 personat e akuzuar për mashtrim e korrupsion, ku prindër të pasuar kanë paguar 25 miliardë dollarë ryshfete për të ndihmuar fëmijët e tyre që të kenë vëmendje në universitete si Yale, Georgetoën dhe Universiteti i Kalifornisë së Jugut.
Huffman, e cila ëshë e martuar me aktorin e njohur William H. Macy, deklaroi në prill se: “…Vajza ime nuk dinte absolutisht asgjë për veprimet e mia, dhe jam unë që me mënyrën time krejt të gabuar e kam tradhtuar atë.”



