Trageti me turistë shpërthen në Meksikë, dhjetëra të plagosur (VIDEO)

Trageti me turistë shpërthen në Meksikë, dhjetëra të plagosur (VIDEO)

Ky ishte momenti kur një traget shpërtheu në Meksikë duke lënë dhjetëra njerëz të plagosur rëndë, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas mediave, shpërthimi ndodhi rreth orës 13:00 të orës lokale të mërkurën në Playa del Carmen, një vendpushim popullor turistik.

Barcos Caribe sapo kishte mbërritur në skelë dhe ishte i mbushur me vendas dhe turistë, pasi kishte vizituar ishullin e Cozumelit, kur një shpërthim i madh shpërtheu në qendër të varkës.

Imazhet e tmerrshme tregojnë njerëz të gjakosur duke u trajtuar, ndërsa shërbimet emergjente nxituan në vendngjarje.

Gjithashtu thuhet se shpërthimi la një ane të tragetit të shkatërruar plotësisht. 

Mediat vendase raportojnë se nga shpërthimi të gjitha anijet brenda dhe jashtë portit janë pezulluar.

Shpërthimi ndodhi vetëm pak minuta pasi trageti sapo ishte kthyer në ishulli më popullor për udhëtime ditore.

Pasojat nga shpërthimi i tragetit

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy