Adoleshentët që merren me sporte që zhvillohen në grup kanë më pak gjasa të vuajnë nga ankthi

Adoleshentët që merren me sporte që zhvillohen në grup kanë më pak gjasa të vuajnë nga ankthi

Aktiviteti fizik është i dobishëm në çdo moshë. Studime të shumta kanë treguar efektin pozitiv të lëvizjes si në shëndet ashtu edhe në humor, por pak kërkime janë fokusuar në dallimet midis sporteve që zhvillohen në ekip dhe sporteve individuale. 

Një studim i ri nga një ekip studiuesish nga Universiteti Shtetëror i Kalifornisë ka zbuluar se fëmijët dhe adoleshentët që merren me sporte që zhvillohen në ekip kanë më pak gjasa të vuajnë nga ankthi ose depresioni.

Për të kryer studimin, i cili është botuar në faqet e revistës së specializuar Plos One, studiuesit analizuan të dhënat mbi zakonet sportive të një grupi të përbërë prej 11,235 personash midis moshës 9 dhe 13 vjeç, të mbledhura si pjesë e Adolescent Brain Cognitive.

Konkretisht, nga ky grup rreth 3 348 të rinj merreshin me sporte që zhvilloheshin në ekip, 2 366 me sporte që zhvillohen në mënyrë individuale, ndërsa 1750 të dyja. Studiuesit krahasuan atë që tregohej nga fëmijët dhe prindërit e tyre në pyetësorët specifikë të plotësuar një ose dy herë në vit për 10 vjet.

Pjesëmarrësve iu kërkua gjithashtu të luanin lojëra dhe enigma që vlerësojnë funksionin e trurit, t'i nënshtrohen skanimeve periodike MRI dhe të ofrojnë mostra të pështymës.  

Sipas studiuesve, sportet ekipore janë një mjet për të mbështetur shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, pasi loja me të tjerët rrit ndarjen dhe rrënjos një ndjenjë të shëndetshme konkurrence.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy