Aksioni kundër dhunës, Rakovica: Reflektimi duhet të vijë çdo ditë, të punohet me dhunuesit potencialë (VIDEO)

Aksioni kundër dhunës, Rakovica: Reflektimi duhet të vijë çdo ditë, të punohet me dhunuesit potencialë (VIDEO)

Në Kosovë u organizua një marshim ndërgjegjësues me biçikleta kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave. Lidhur me këtë aksion, aktivisti Berat Rakovica tha se reflektimi nga ana e shoqërisë duhet të vijë çdo ditë të vitit.

Përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv, Rakovic tha se fushatat duhet të kenë në fokus edukimin e meshkujve.

Duke vijuar më tej, shpjegimin e tij, aktivisti tha se  institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për të ndalur dhunën ndaj grave.

Është mbajtur në Prishtinë dhe në Prizren kanë qenë dhe pjesëmarrës nga ambasada belge. Duhet te ketë reflektim çdo ditë. Vetëm javën e fundit kemi pasur 2 vdekje si pasojë e dhunës, duhet punuar më shumë, është një nga aktivitet e radhës. Dhe vjet kemi bërë. Nuk po bëjmë mjaft si shoqëri. Në këtë kohë, në temperatura të ulëta, në Prishtinë kanë qenë 14 çiklistë në Prizren 20. Janë përgjigjur pozitivisht pavarësisht motit. Në kushte të tjera do kishte pjesëmarrje më masive.

Në Kosovë është bërë fushatë vetëm me gra, mendoj se duhet te edukohen meshkujt, është më mirë të kemi fushata që targetojnë meshkujt.

Institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm dhe nganjëherë dhe policia nuk i kryen detyrat. Pa ardhur puna tek institucionet ne duhet të vetëdijesohemi si shoqëri dhe duhet të punojmë me dhunuesit potencial. Dhuna nuk zgjidh asgjë. Duhet punuar më shumë me parandalimin se më ndëshkimin. Ka pasur thirrje për kthimin e dënimeve me vdekje, nuk është zgjidhja e duhur. Duhet të ketë vetëdijesim që të mos vije situata tek ndëshkimi. Sensibilizimi është mjeti kryesor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy