Përplasja te “Petro Nini”, Rama: Nuk i bëjmë dot gjë vendimit të gjykatës

Përplasja te “Petro Nini”, Rama: Nuk i bëjmë dot gjë vendimit të gjykatës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë me vonesë pas ngjarjes pranë shkollës "Petro Nini Luarasi".

Në rubrikën në Facebook, “Përgjigja Ime”, kryeministri është shprehur se qeveria nuk ka asgjë në dorë, pasi vendimi për lirimin e banesës është dhënë nga gjykata.

"Jam kontaktuar nga banorët e asaj shtëpie kohë më parë. Pala tjetër e ka fituar me gjyq, ndërsa të zotët e kanë humbur të drejtën për të qëndruar në atë banesë. A është i drejtë vendimi i gjykatave? Ajo çka qeveria mund të bëjë dhe kjo qeveri është e para që po e bën është ta reformojë sistemin e drejtësisë dhe ta bëjë të denjë për fëmijët tanë. Ky çlirim kërkon mund, durim, kohë. Por ajo që kjo qeveri s’mund të bëjë është të bëjë gjykatësin e vendimit të gjykatë. Vendimet e gjykatës me ligj ekzekutohen nga përmbarimi dhe kur kërkon ndihmën e policisë së Shtetit, policia është e detyruar ta ndihmojë. Policia dje zbatoi ligjin dhe pikë", tha Rama.

Rama ka komentuar edhe reagimin e policisë që sipas tij veproi si një trup pa kokë.

"Por nga ana tjetër siç u pa qartë edhe pse prania e policisë ishte kërkesë e ligjit, nuk ishte as dinjitoze dhe as efikase. U krijuan skena të panevojshme, me njerëz që shtriheshin në rrugë dhe policë që s’dinin ç’të bënin si trup pa kokë. një mësim i mirë për Policinë e Shtetit, reagimi dinjitoz i ministrit të Brendshëm", tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy