Macron: Për të vendosur trupa në Ukrainë, nuk nevojitet leja e Rusisë

Macron: Për të vendosur trupa në Ukrainë, nuk nevojitet leja e Rusisë

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Franca, Britania e Madhe dhe vendet e tjera që ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën pas ndonjë armëpushimi të mundshëm, nuk do të synojnë të dislokojnë një “masë” ushtarësh, por mund të dërgojnë kontigjente prej mijëra trupash në vendet kyçe në Ukrainë pa pasur nevojë për lejen e Rusisë.

Presidenti francez u tha gazetave rajonale franceze, përfshirë Le Parisien dhe La Depeche de Midi, se disa vende evropiane, dhe ato jo-evropiane kishin “shprehur vullnetin e tyre” për t’u bashkuar me një dislokim të mundshëm në Ukrainë për të siguruar një marrëveshje të ardhshme paqeje me Rusinë.

Ai tha se kjo mund të përfshijë “disa mijëra trupa” nga çdo shtet, të dislokuara në pikat kyçe në Ukrainë, për të kryer programe trajnimi dhe për të treguar mbështetjen afatgjatë.

Macron shtoi se kontingjentet e propozuara nga vendet që ishin anëtare të aleancës së NATO-s do të shërbenin si “garanci sigurie” për Ukrainën dhe se “disa vende evropiane, dhe gjithashtu jo-evropiane, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’iu bashkuar një përpjekjeje të tillë kur të konfirmohet”.

Në asnjë rrethanë ukrainasit nuk mund të bëjnë lëshime territoriale pa pasur asnjë garanci sigurie.

Moska e ka kundërshtuar me vendosmëri një vendosje të tillë, por Macron tha se leja e Rusisë nuk ishte e nevojshme. Ai shtoi se Ukraina ishte sovrane.

Nëse Ukraina kërkon që forcat aleate të jenë në territorin e saj, nuk i takon Rusisë t’i pranojë ose t’i refuzojë ato.

Macron do të takohet me kryeministrin kanadez, Mark Carney, të hënën dhe më pas do të udhëtojë në Berlin të martën për të takuar kancelarin, Olaf Scholz, për bisedime mbi Ukrainën përpara një samiti të BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy