
Ukraina mund të rimarrë Krimenë, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014, verën e ardhshme. Ky është parashikimi i ish-komandantit të forcave amerikane në Europë, Ben Hodges, duke folur për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Kur shikoj situatën, shoh që situata e rusëve po përkeqësohet nga java në javë. Ata thonë se lufta është një provë e vullnetit dhe logjistikës, dhe në të dy frontet Ukraina është shumë më superiore.
Rusët duhet të humbasin, përndryshe ata do të provojnë përsëri pas dy ose tre vjetësh.
Sipas Hodges, “shpresa e vetme” e udhëheqjes ruse është se Perëndimi do të lëkundet në mbështetjen e dhënë për Ukrainën.
Ata po bëjnë gjithçka që është e mundur për të zgjatur luftën dhe për të përhapur frikë dhe pasiguri në Perëndim.
Çdo mjet është në rregull: të rinjtë që tani po përdoren si mish për top, si dhe sulmet ndaj infrastrukturës në Perëndim.
Besoj se në javët dhe muajt e ardhshëm do të shohim më shumë sabotime dhe sulme, ose të paktën tentativa.



