Hong-Kong: Mbledhje e re në një park

Hong-Kong: Mbledhje e re në një park

Protestuesit për  demokraci në Hong-Kong kanë filluar të mblidhen në një park në qendër të qytetit për një ditë të re të protestash, të cilat zakonisht fillojnë në mënyrë paqësore, por shpesh përfundojnë në përleshje me policinë.

Njëri nga organizatorët tha që mbledhja e parkut “Victoria” do t'u sigurojë njerëzve një vend për të shprehur dhe avancuar kërkesat e tyre në mënyrë paqësore, por që nuk është e mundur të ndalohen ata që duan të dalin në rrugë për të sfiduar autoritetet.

Hong-Kongu po përjeton javën e nëntë të protestave pa një zgjidhje konkrete. Lëvizja kërkon dorëheqjen e drejtuesit të qytetit, Carrie Lam, zgjedhje demokratike, lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë protestave të mëparshme dhe një hetim mbi përdorimin e forcës nga policia kundër protestuesve. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy