Këshilli i Sigurimit në Republikën e Maqedonisë ka parashikuar vendosjen e telave me gjemba në kufi nëse përkeqësohet situata në terren. Këshilli ka dënuar sulmet e së premtes në Francë dhe deklaroi se sa i përket krizës së refugjatëve Maqedonia do të veprojë në përputhje me ligjin e menaxhimit të krizave.



