Soko: Kulla pas TOB ekspozoi lidhjet mes politikës së vjetër. Në Tiranë pastrohet paraja e pistë (VIDEO)

Soko: Kulla pas TOB ekspozoi lidhjet mes politikës së vjetër. Në Tiranë pastrohet paraja e pistë (VIDEO)

Eksperti i Ekonomisë Pano Soko foli në edicionin e lajmeve në MCN TV për kullën 64-katëshe që po ndërtohet pas godinës së TOB. Soko është i mendimit se protesta nuk do të ketë efekt, sepse misioni i protestave në Shqipëri shpesh herë ka qenë i dështuar. Soko thekson se reagimi i Ramës erdhi pasi u ekspozua se politikanët e vjetër të tranzicionit janë bashkë. Soko tha se Rama, Berisha, Meta dhe Veliaj, që e kanë trajtuar këtë vend si pronë të tyre personale.

Nuk e besoj se protesta do ketë efekt, sepse protesta e ka humbur misionin e saj primar. Misioni i protestave në Shqipëri shpesh herë ka qenë i dështuar. Në vitet e fundit kemi parë njerëz që protestojnë, me ngjyra partiake, pa ngjyra partiake, dhe në fund fare s’ka reagim. Institucioni i protestës ka humbur vlerën sepse përballë nuk gjen një demokraci të pastër. Këtu kemi ndërtuar një shtet që në thelbin e vet ka pushtetin. Në bërthamën e shtetit tonë është pushteti i njëshit, i individit, që nuk ngacmohet dhe as lëndohet as nga protestat. 
Ata që kanë çuar në SPAK padinë për ndërtimin e kullës patjetër kanë gjetur elemente penalë në këtë rast. Problemin dua ta shoh nga pikëpamja politike dhe morale. Unë jam i sigurt se dëmi është bërë përpara se kulla të fillohej të ndërtohej. Dëmi është bërë që në momentin që është dhënë leja, që është bërë plani. 

E parë në lidhje me lidhjet e një pjese të opozitës me ndërtimin e kësaj kulle, kjo është gjëja më e keqe. Çfarë tregon, tregon që këtu kemi të gjithë aktorët 30 vjeçarë që më në fund janë bërë bashkë në një aferë ekonomike në ndërtimin e kësaj kulle. 
Njerëzit duhet të hapin sytë. Ata i kanë ndarë pasuritë e Shqipërisë me njëri-tjetrin, fatet i kanë të përbashkëta. Janë një grusht njerëzish, Rama, Berisha, Meta, Veliaj, që e kanë trajtuar këtë vend si pronë të tyre personale. Shqipëria nuk do shpëtojë asnjëherë nëse nuk shpëton nga këta. Pika e fortë e tyre është sistemi që kanë ndërtuar, sistemi politiko-elektoral që u garanton pushtetin. Ata kanë ndërtuar një sistem ku edhe nëse dikush do denoncojë aferat e tyre, ata të jenë të paprekshëm. Nuk guxon t’i preket një flokë politik mazhorancës sot. Forcën e ka te sistemi. Ne do ndryshojmë këtë qasje që kemi sot në momentin që ndryshojmë pushtetin politik. Debati kaq i nxehtë ekspozoi edhe mënyrën si operon kryeministri vet. Nuk është fakti i një kulle në vetvete, është fakti i ekspozimit të gjithë aferës, që e detyroi Ramën të dalë të shkruajë një roman të gjatë për të justifikuar kullën. 

Politika e vjetër është bashkë dhe Rama sot është përfaqësuesi më i mirë i politikës së vjetër. Është fakti që iu ekspozua lidhja, që këta janë bashkë. Të gjithë bashkë do bëjnë qindra milionë dollarë, kjo është ajo që i dogji Ramës. Nëse të gjitha këto vepra që janë bërë në Tiranë do kishin kapital të ligjshëm të sigurojë që ekonomia e Shqipërisë do ishte në nivelin e Greqisë, të mos them në nivelin e Italisë. Një pjesë e mirë investohen nga para e pistë. Kjo është mënyra si pastrohen paratë, futen në ciklin e ekonomisë, prandaj ka Tirana kaq shumë ndërtime tani. Blerjet në gropë janë para që ne s’i shohim si vijnë. Kjo është një metodë që ne e kemi pranuar, pavarësisht se është aq absurde. Kjo është dera që përdor paraja e pistë për t’u futur në ekonomi”, tha Soko. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy