Cakrani: Komisioni për drejtësinë synon intimidimin, janë përgatitur urdhra të tjerë arresti (VIDEO)

Cakrani: Komisioni për drejtësinë synon intimidimin, janë përgatitur urdhra të tjerë arresti (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani, ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion të drejtuar Fatmir Xhafaj për të kontrolluar organet e drejtësisë, e sheh si të menduar para se të arrestohej kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Duke folur për MCN Live, Cakrani tha se SPAK është një organ hetimor i cili nuk duhet të kaloj disa caqe.

Sipas tij, komisioni i posaçëm bëhet për të intimiduar drejtësinë pasi janë përgatitur disa urdhra arresti të tjerë që priten të ekzekutohen dhe do prekin persona shumë të rëndësishëm, të cilët kanë shtyrë Edi Ramën në vendimmarrjet e tij për shumë çështje, qofshin këto për investitorë strategjikë, koncensione, PPP apo edhe VKM.

Mazhoranca e kishte përgatitur komisionin që para zotit Veliaj, por tani gjeti një shkak më shumë për ti hequr më shumë kompetenca Gjykatës së Posaçme.

Ka nevojë për prokurorë me personalitet dhe profil më të lartë.

Pyetja është kush janë këta ekspertë që do bëjnë ekspertin për të parë punën e prokurorisë së posaçme?

Janë 90 ekspertë, por nuk e di si kanë dalë nga ndonjë filtër dhe kush janë këta që do dalin mbi Prokurorinë e Posaçme.

Unë mendoj se këto janë grahmat e fundit të zotit Rama dhe Xhafaj për të intimiduar drejtësinë se janë përgatitur disa urdhra arresti të tjerë që priten të ekzekutohen dhe do prekin persona shumë të rëndësishëm, që kanë shtyrë Ramën në vendimmarrjen e tij për shumë çështje, qofshin këto për investitorë strategjikë, koncensione, PPP apo edhe VKM.

Këta po intimidojnë organet e drejtësisë apo kërcënim që i bëhet SPAK.

Padyshim që organi i procedurës ka problemet e veta me mënyrën e ndjekjes penale.

Kam qenë që mënyrat e ndjekjes penale nga SPAK kanë qenë të ekzagjeruara, deri inkuizitore.

Unë jam dakord për masat e sigurisë kur je në ushtrim detyre dhe ndaj zotit Veliaj nuk është bërë asnjë inkuizicion.

Me aq prova sa ka paraqitur prokuroria në gjykatë, është marrë një vendim i drejtë nga ana e gjyqtarit se ka qenë evidente, se si zoti Veliaj dhe persona të tjerë të lidhur me të si zonja Bushka, kanë intimiduar dëshmitarët dhe padyshim do merrej një masë e tillë si arresti me burg.

Komisioni bëhet për të intimiduar prokurorinë që të mos hetojë krimin zgjedhor, ky është qëllimi i Ramës.

Ky është një intimidim që i bëhet Prokurorisë së Posaçme, se prokuroritë e rretheve i ka në xhep.

Beteja që ka SPAK me partitë është financimi i partive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy