
Deputeti i PD-së Sajmir Korreshi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se emërimi i përkohshëm i Sara Goxhajt në krye të Bashkisë Tiranë tregon që ka një luftë të ftohtë mes Veliajt dhe Ramës.
Megjithatë sipas Korreshit, Rama përdor disa standarde më kryebashkiakët e hetuar.
E shoh luftë të ftohtë, por dhe si 7 standardizim që ka kryeministri. Po marr rastin e ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje që u arrestua menjëherë. Rama e shkarkoi menjëherë edhe pse s’kishte vendim të formës së prerë. Rama nuk priti, tha kush ka problematika do të përgjigjet. Kemi rastin e Rrogozhinës që kemi dhe vendim të Shkallës së Parë, flas për standardin e ndjekur nga qeveria në lidhje me hajdutët e vet. Kemi rastin e Belerit. Ndërsa Veliaj firmos nga qelia mund ta kishte bërë dhe Beleri një betihem nga burgu. Për mua ka shumë nga këta që janë të arrestuar, i ka kaluar çështja për gjykim, që do të thotë për prokurorinë ata janë si fajtor, si shkelës ligji dhe duhet të përgjigjen para GJKKO. Më shqetëson standardi që mbajnë, apo pesha që kërkon t’i japë për një kryetar. Kur është hajduti i Ramës i licencuar ai do të shkojë në burg, merr dënime dhe vijon jetën në krye të bashkisë. Të tjerët që ai quan të vegjël i shkarkon. Ky është standardi që nuk ka logjikë.
Sipas Korreshit, duhet të kishte një urdhër pezullimi për funksionet e Veliajt në Bashkinë e Tiranës.
Duhet të kishte urdhër pezullimi nga funksionet e tij, krahas vendimit “arrest e burg”. Është e pakonceptueshme që firmos urdhra. Prandaj jepet masa “arrest me burg”.



