Turqia thërret ambasadorin grek në Ankara, notë proteste për demonstratat e PKK-së

Turqia thërret ambasadorin grek në Ankara, notë proteste për demonstratat e PKK-së

Turqia thirri ambasadorin grek në Ankara në Ministrinë e Jashtme për t’i dorëzuar një notë proteste, pas pretendimeve se Athina po u ofron mundësinë e kryerjes së aktiviteteve grupeve terroriste.

Ambasadori Christodoulos Lazaris u thirr sepse Greqia lejoi "demostrata të grupit terrorist të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) pranë ambasadës turke në Athinë," raporton Anadolu.

Presidenti Tajip Erdogan tha këtë javë se Turqia po i ndalonte bisedimet me Greqinë, për shkak të një mosmarrëveshjeje me kryeministrin e saj dhe atë që Ankaraja e quan shkelje të hapësirës ajrore.

Vitin e kaluar, pas një ndërprerjeje pesëvjeçare, dy anëtarët e NATO-s rifilluan bisedimet për të adresuar mosmarrëveshjet e tyre në Detin Mesdhe dhe çështje të tjera dypalëshe.

Turqia po kundërshton aktualisht ofertat e Finlandës dhe Suedisë për t'u bashkuar me aleancën e NATO-s, duke i akuzuar ata se strehojnë njerëz të lidhur me grupet që ajo i konsideron organizata terroriste, duke përfshirë PKK-në.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy