Katër turistët e parë hapësinorë të SpaceX zbarkuan mbrëmë në Oqeanin Atlantik në brigjet e Floridës pasi kaluan tre ditë në hapësirë, duke përfunduar me sukses misionin e parë orbital në histori pa astronautë profesionistë në bord.
Ekuipazhi i Inspiration4 u nis me një kapsulë SpaceX nga Florida të mërkurën dhe u ul pas orës 19:00 me kohën lokale (23:00 GMT) të shtunën.
Katër parashuta ngadalësuan zbritjen e kapsulës para se të zbriste në ujë, ku anijet e SpaceX vrapuan për ta tërhequr atë.

Ekipi i Inspiration4 u drejtua nga miliarderi Jared Isaacman, shef ekzekutiv i firmës e-commerce Shift4 Payments Inc, i cili veproi si "komandant" i misionit.
Ai kishte paguar një shumë të pazbuluar - e vlerësuar nga revista Time për rreth 200 milionë dollarë (145 milionë paund) - miliarderit Elon Musk për të katër vendet në bordin e Crew Dragon.
Katër austronautët amatorë, kaluan tre ditë në orbitën e Tokës, duke udhëtuar përtej Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), deri në 590 km lartësi.
Duke qarkulluar në orbitë me rreth 28,000 km në orë, ata kanë udhëtuar nëpër botë më shumë se 15 herë në ditë.



