Papa: Ramës po i shuhet kandili, amerikanët s’e shohin më si faktor

Papa: Ramës po i shuhet kandili, amerikanët s’e shohin më si faktor

Gazetari Robert Papa thotë se sheh një spostim të kryeministrit Rama në çështjen Kosovë-Serbi. Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes Skype, Papa tha se amerikanët nuk e shohin më Ramën si faktor.

Rama është spostuar tërësisht. Ndoshta ngaqë nuk ka ndikim te Kurti. Lajmi i mirë është që nuk del Toni Bler. Por Amerika është ulur para Europës, në fuqi është propozimi gjerman. Ftohja e Ramës ka ardhur në atë pikë që ata nuk e shohin si faktor. Si kandilit po i mbaron flaka. Shqipëria nuk duket faktor, nuk merret mendimi i Shqipërisë që duhet marrë, sepse Kosova është kombësi shqiptare. Marrëdhëniet e mira të Ramës me Vuçiç e favorizojnë atë.

Ndërsa vizitat e fundit të Këshilltarit të Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, Papa i sheh si një përpjekje e sekretarit Blinken për sukses në politikën e jashtme.

Sekretari i Shtetit, Blinken në 2 vite nuk ka pasur asnjë sukses në politikën e jashtme. Mesa duket tani përmes Chollet po kërkojnë të arrijnë sukses. Por janë gjunjëzuar nga oferta gjermane. Çdo hap që bëhet është në favor të Beogradit. Fakti që ata thonë nuk do ta njohim kurrë, tregon se nuk do të shkojë kaq smooth. Blinken dëshiron sukses, në këto dy vjet nuk ka asnjë. Marrëveshja nuk ka si të vihet në fuqi nga amerikanët. Është mes Serbisë dhe Kosovës, mjafton të mos bjerë dakord njëra. Kurti mesa kam parë i përket të majtës. Chollet është më i majtë se e majta progresive. Mund ta gjejnë gjuhën, mendimi im. E pyeta ambasadorin Bolton javën e kaluar dhe më tha që shkëmbimi i territoreve ka një emër të ri: asociacioni serb.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy