
Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t'u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3 në Shqipëri, është shtyrë deri në një njoftim të dytë.
Vendimi vjen pas rekomandimeve të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të mullahëve.
Kujtojmë që dje pati një reagim nga Ambasada Amerikane, ku udhëzonte qytetarët amerikanë të shmangnin këtë ngjarje.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm, i cili ka në shënjestër takimin botëror të nivelit të lartë të Iranit të lirë, që do të mbahet pranë Durrësit nga 23 deri më 24 korrik”, thuhej në njoftimin e ambasadës amerikane.



