Dita e Fitores ndaj nazizmit/ Putin: Perëndimi po na kërcënonte në kufij, plane për të na pushtuar!

Dita e Fitores ndaj nazizmit/ Putin: Perëndimi po na kërcënonte në kufij, plane për të na pushtuar!

Po zhvillohet sot në Moskë parada vjetore ku përkujtohet Dita e Fitores ndaj nazizmit. Në fjalën e mbajtur Presidenti Vladimir Putin mbrojti luftën e nisur nga Moska në Ukrainë.

Ai iu drejtua trupave me fjalët: “Sot ju po mbroni atë për të cilën luftuan gjyshërit dhe stërgjyshërit tuaj".

“Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që tmerri i një lufte globale të mos përsëritet”, u shpreh shefi i Kremlinit.

Putin tha se ndërhyrja në Ukrainë ishte e nevojshme pasi Perëndimi po krijonte “kërcënime pranë kufijve” të Rusisë dhe “përgatitej për pushtimin e tokës sonë”. 

Ai tha gjithashtu se Perëndimi nuk dëshiron të dëgjojë propozimet e Rusisë për dialog. “Vendet e NATO-s nuk donin të na dëgjonin”, tha Putin, duke shtuar se kjo do të thotë se “ata kishin plane të ndryshme, çka ne mundëm ta shohim”.

"Rusia i dha një kundërpërgjigje parandaluese agresionit, ishte një vendim i detyruar dhe sovran," tha ai.

Ndërkaq mediat pro ruse kanë publikuar video që tregojnë festimin e Ditës së Fitores në rajonin Kherson. Turma njerëzish janë pare në rrugë duke valëvitur flamujt e kuq sovjetik, e duke mbajtur lule në duar.

Aktivistët ukrainas në Kherson kanë pohuar se Rusia ka sjellë njerëz nga Krimea për të rritur numrin e pjesëmarrësve. Gjatë ceremonisë së sotme pritet që 77 avionë të fluturojnë në mënyrë simbolike mbi Sheshin e Kuq të Moskës për të përkujtuar fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë nazsiste në Luftën e Dytë Botërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy